تور لحظه آخری
امروز : دوشنبه ، 5 آذر 1403    احادیث و روایات:  امام علی (ع):دانش منافق در زبان او و دانش مؤمن در كردار اوست.
سرگرمی سبک زندگی سینما و تلویزیون فرهنگ و هنر پزشکی و سلامت اجتماع و خانواده تصویری دین و اندیشه ورزش اقتصادی سیاسی حوادث علم و فناوری سایتهای دانلود گوناگون شرکت ها

تبلیغات

تبلیغات متنی

صرافی ارکی چنج

صرافی rkchange

سایبان ماشین

دزدگیر منزل

تشریفات روناک

اجاره سند در شیراز

قیمت فنس

armanekasbokar

armanetejarat

صندوق تضمین

Future Innovate Tech

پی جو مشاغل برتر شیراز

لوله بازکنی تهران

آراد برندینگ

خرید یخچال خارجی

موسسه خیریه

واردات از چین

حمية السكري النوع الثاني

ناب مووی

دانلود فیلم

بانک کتاب

دریافت دیه موتورسیکلت از بیمه

طراحی سایت تهران سایت

irspeedy

درج اگهی ویژه

تعمیرات مک بوک

دانلود فیلم هندی

قیمت فرش

درب فریم لس

زانوبند زاپیامکس

روغن بهران بردبار ۳۲۰

قیمت سرور اچ پی

خرید بلیط هواپیما

بلیط اتوبوس پایانه

قیمت سرور dl380 g10

تعمیرات پکیج کرج

لیست قیمت گوشی شیائومی

خرید فالوور

بهترین وکیل کرج

بهترین وکیل تهران

خرید اکانت تریدینگ ویو

خرید از چین

خرید از چین

تجهیزات کافی شاپ

ویزای چک

محصولات فوراور

خرید سرور اچ پی ماهان شبکه

دوربین سیمکارتی چرخشی

همکاری آی نو و گزینه دو

کاشت ابرو طبیعی و‌ سریع

الک آزمایشگاهی

الک آزمایشگاهی

خرید سرور مجازی

قیمت بالابر هیدرولیکی

قیمت بالابر هیدرولیکی

قیمت بالابر هیدرولیکی

لوله و اتصالات آذین

قرص گلوریا

نمایندگی دوو در کرج

خرید نهال سیب

وکیل ایرانی در استانبول

وکیل ایرانی در استانبول

وکیل ایرانی در استانبول

رفع تاری و تشخیص پلاک

 






آمار وبسایت

 تعداد کل بازدیدها : 1833708154




هواشناسی

نرخ طلا سکه و  ارز

قیمت خودرو

فال حافظ

تعبیر خواب

فال انبیاء

متن قرآن



اضافه به علاقمنديها ارسال اين مطلب به دوستان آرشيو تمام مطالب
 refresh

نامه رهبر انقلاب اسلامی به عموم جوانان در کشورهای غربی ترجمه شده توسط سفارت ج.ا.ا – آلبانی به زبان آلبانیایی


واضح آرشیو وب فارسی:وزارت امورخارجه: Në emër të Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëmadhit Drejtuar të rinjve në vendet perëndimore Ngjarjet e hidhura që terrorizmi i verbër shkaktoi në Francë, më nxitën që edhe njëherë të bisedoj me ju të rinjtë e vendeve perëndimore. Është për të ardhur keq që biseda të marrë shkas nga të tilla ngjarje të hidhura, por e vërteta është se, nëse çështjet e dhimbshme nuk krijojnë terren për të menduar rrugëdalje dhe mjet për të reaguar së bashku, dëmi do të jenë dyfish më i madh. Vuajtja e çdo njeriu në çdo cep të globit, vetvetiu bëhet shkas për hidhërimin e njerëzve të tjerë në mbarë botën. Pamjet e një fëmije që jep shpirt në sytë e njerëzve të tij të dashur, e një nëne të cilës gëzimi i kthehet në zi, e një bashkëshorti që shkon pa ditur se ku me trupin e pajetë të bashkëshortes në duar, apo e një spektatori i cili nuk e di se pas pak çastesh do të bjerë perdja e aktit te fundit të jetës së tij, nuk mund të mos trazojnë ndjenjat dhe të mos tronditin shpirtrat e njerëzve. Kushdo që ka provuar dashurinë dhe humanizmin, do të prekej e do të brengosej nga pamja e këtyre skenave të dhimbshme, qofshin ato në Francë, Palestinë, Irak, Liban apo Siri. Me siguri kjo është ndjenja që provojnë edhe një miliard e gjysmë myslimanët e botës, të cilët ndjejnë neveri dhe urrejtje ndaj autorëve të këtyre krimeve dhe fatkeqësive. Por, nëse vuajtjet e sotme nuk shërbejnë si bazë për ndërtimin e një të nesërmje më të mirë dhe më të sigurt, atëherë ato do të mbeten thjesht disa kujtime të hidhura dhe pa vlerë. Unë kam besim se jeni vetëm ju, të rinjtë, që duke nxjerrë mësime nga zhvillimet e hidhura të aktualitetit të sotëm, do të jeni në gjendje të gjeni rrugë të reja për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për t’u bërë barrikadë e rrugëve pa krye që e kanë çuar Perëndimin në gjendjen aktuale. Është e vërtetë se sot terrorizmi është dhimbja jonë e përbashkët, por është e nevojshme të dini se pasiguria dhe ankthi që ju përjetuat në ngjarjet e fundit kanë dy ndryshime themelore me vuajtjet që kanë përjetuar popujt e Irakut, Jemenit, Sirisë dhe Afganistanit gjatë disa viteve. Së pari, bota islame ka qenë viktimë e dhunës dhe e barbarizmit në përmasa shumë më të gjëra, në vëllime shumë të më mëdha dhe për një periudhë shumë më të gjatë, dhe së dyti, fatkeqësisht këto akte të dhunshme e barbare janë përkrahur vazhdimisht me metoda dhe në forma të ndryshm nga disa prej fuqive të mëdha. Sot, të paktë janë ata njerëz që nuk janë të informuar për rolin e SHBA-ve në krijimin, forcimin dhe armatosjen e Al Kaedas, Talibanëve dhe ndjekësve të tyre të kobshëm. Krahas kësaj mbështetjeje direkte, përkrahësit e hapur e të njohur të terrorizmit takfirist, megjithëse vetë kanë sistemet më të prapambetura politike, janë radhitur gjithmonë në mesin e aleatëve të Perëndimit, ndërkohë që idetë më të ndritura e më progresive që kanë buruar nga demokracitë progresiste në rajon, janë shtypur në mënyrë të pamëshirshme. Qëndrimi i dyfishtë i Perëndimit ndaj valës së zgjimit në botën islame është një shembull i qartë i kontradiktës në politikën perëndimore. Një shembull tjetër i kësaj kontradikte është edhe përkrahja që Perëndimi i jep terrorizmit shtetëror të Izraelit. Populli i përvuajtur i Palestinës për më shumë se 6 dekada po përjeton llojin më të keq të terrorizmit. Nëse njerëzit në Evropë prej disa ditësh janë mbyllur në shtëpitë e tyre duke shmangur grumbullimet apo qendrat e populluara, një familje palestineze ka dhjetëra vite që kërcënohet madje edhe në shtëpinë e saj nga makina vrasëse dhe destruktive e regjimit sionist. Cila lloj dhune mund të krahasohet sot në pikëpamje të mizorisë me ndërtimin e kolonive nga ana e regjimit sionist? Ky regjim që asnjëherë nuk është fajësuar seriozisht nga aleatët e tij të fuqishëm, apo së paku nga organizmat në dukje të pavarura ndërkombëtare, çdo ditë shkatërron shtëpitë e palestinezëve dhe tokat e prodhimet e tyre bujqësore, madje edhe pa u dhënë kohë familjeve palestineze të mbledhin sendet e jetesës apo produktet e tyre bujqësore dhe, të gjitha këto, shpesh ndodhin në sytë e tmerruar e të përlotur të grave dhe fëmijëve që bëhen dëshmitarë të keqtrajtimit të anëtarëve të familjes, të cilët në shumë raste mund edhe të burgosen e të torturohen në mënyrë çnjerëzore. A njihni në botën e sotme ndonjë rast tjetër të kësaj mizorie në përmasa kaq të gjëra dhe kaq afatgjatë? Çfarë mund të quhet tjetër përveç se terrorizëm pushkatimi i një vajze në mes të rrugës nën pretekstin se ka protestuar ndaj ushtarëve të armatosur deri në dhëmbë? A nuk duhet të quhen ekstremizëm këto barbarizma që kryhen nga fuqia ushtarake e një shteti pushtues? Apo fakti që pamje të tilla të përsëritura i shohim në ekranet e televizionit prej gjashtëdhjetë vitesh, tashmë nuk duhet të vrasin ndërgjegjen tonë? Agresionet e viteve të fundit ndaj botës islame që kanë shkaktuar viktima të panumërta, janë një tjetër shembull i logjikës kontradiktore të Perëndimit. Vendet viktima të agresionit, përveçse pësuan humbje të shumta njerëzore, u dëmtuan edhe në infrastrukturën e tyre ekonomike dhe industriale. Rruga e tyre drejt zhvillimit dhe progresit u ndërpre apo u ngadalësua dhe, në disa raste, këto vende u kthyen dhjetëra vite më pas. Megjithatë, në mënyrë prepotente atyre u kërkohet të mos e konsiderojnë veten si viktima. Si është e mundur që të shkatërrosh një vend, të rrafshosh qytetet dhe fshatrat e tij dhe më pas t’u thuash njerëzve, ju lutem, mos e konsideroni veten viktima? A nuk është më mirë që, në vend ftesës për të harruar tragjeditë, të kërkohet falje në mënyrë të sinqertë? Vuajtjet që bota islame ka pësuar gjatë këtyre viteve nga dyfytyrësia dhe hipokrizia e agresorëve janë po aq të shumta sa edhe dëmet e saj materiale. Të dashur të rinj! Unë shpresoj se ju, tani apo në të ardhmen, do ta ndryshoni këtë mendësi mashtuese, arti i së cilës është fshehja e qëllimeve afatgjata dhe zbukurimi i synimeve dinake. Për mendimin tim, faza e parë në drejtim të vendosjes së sigurisë dhe qetësisë është reformimi i kësaj mendësie që gjeneron dhunë. Përderisa në politikën e Perëndimit të sundojë standarti i dyfishtë dhe terrorizmi të ndahet prej vetë atyre që e mbështesin atë fuqishëm në terrorizëm të mirë e të keq dhe përderisa interesat e shteteve të qëndrojnë mbi vlerat humane dhe morale, rrënjët e dhunës nuk ka pse të kërkohen diku tjetër. Për fat të keq, këto rrënjë për vite me radhë janë shtrirë gradualisht në thellësitë e politikave kulturore të Perëndimit, duke sjellë një pushtim të butë dhe të fshehtë. Shumë vende të botës krenohen me kulturën e tyre kombëtare, kultura të cilat duke u rritur dhe zhvilluar për qindra vite me radhë kanë ushqyer shoqërinë njerëzore me vlera humane dhe morale. Këtu nuk bën përjashtim as bota islame. Por në epokën aktuale, bota perëndimore duke shfrytëzuar mjetet moderne, po këmbëngul në njësimin dhe unifikimin kulturor në nivel global. Unë e konsideroj dhunë të fshehtë dhe shumë të dëmshme imponimin e kulturës perëndimore ndaj popujve të tjerë dhe nënvlerësimin e kulturave të pavarura. Përçmimi i kulturave të pasura dhe fyerja ndaj pjesëve më të respektuara të tyre ndodh në një kohë kur kultura zëvendësuese nuk e ka aspak potencialin e zëvendësimit. P.sh. dy elementëve kryesorë si “agresiviteti” dhe “degjenerimi moral”, që për fat të keq përbëjnë komponentët themelorë të kulturës perëndimore, u janë lëkundur pozitat edhe në vetë shtratin ku kanë lindur. Këtu shtrohet pyetja, a mos vallë jemi fajtorë ne, në rast se nuk e duam një kulturë të tillë konfliktuale, të degjeneruar e pa përmbajtje? A mos vallë bëjmë faj nëse pengojmë valën shkatërrimtare që drejtohet drejt të rinjve tanë në formën e produkteve pseudo-artistike? Unë nuk mohoj rëndësinë dhe vlerën e lidhjeve kulturore. Kur këto lidhje kryhen në kushte të natyrshme dhe duke respektuar traditat dhe kulturat e shoqërive të tjera, sjellin rritje, zhvillim dhe pasurim kulturor. Në të kundërt, lidhjet imponuese e të papërshtatshme janë të pasuksesshme dhe të dëmshme. Me shumë keqardhje duhet të them se grupe destruktive si ISIS janë pjellë e këtyre lidhjeve të pasuksesshme me kulturat e importuara. Nëse problemi do të kishte vërtetë të bënte me bindjet, të tilla fenomene do të ishin vërejtur në botën islame edhe para periudhës së kolonializmit, por historia ka dëshmuar të kundërtën. Fakte të sigurta historike dëshmojnë qartazi se si ndërthurja e kolonializmit me një mendësi radikale në zemër të një fisi beduin, mbolli në këtë rajon farën e ekstremizmit. Përndryshe, si është e mundur që nga njëra prej feve më të moralshme dhe më humane të botës, që në thelbin e vet vrasjen e një njeriu e konsideron si vrasjen e gjithë njerëzimit, të dalin plehra të tilla si ISIS? Nga ana tjetër, shtrohet pyetja se si është e mundur që njerëz të lindur në Europë dhe të edukuar mendërisht dhe shpirtërisht në po atë ambjent, të tërhiqen nga këto lloj grupesh? A mund të besohet se disa njerëz, duke udhëtuar një apo dy herë në zonat e luftës, befas bëhen aq ekstremistë, sa të masakrojnë edhe bashkatdhetarët e tyre? Këtu sigurisht, nuk duhet harruar ndikimi i një jete me ushqim të pa shëndetshëm kulturor në një ambient që inkurajon dhunën. Në lidhje me këtë duhet kryer një analizë e përgjithshme që të diagnostifikojë ndotjet e dukshme e të fshehta të shoqërisë. Ndoshta urrejtja e thellë që është ushqyer në disa shtresa të shoqërive perëndimore gjatë viteve të lulëzimit industrial dhe ekonomik për shkak të pabarazisë dhe me gjasë të diskriminimit ligjor dhe strukturor, ka krijuar komplekse të cilat shfaqen hera herës në forma të tilla. Sidoqoftë, jeni ju që duhet të zbuloni shtresat e ndryshme të shoqërisë tuaj, të gjeni dhe të zgjidhni ngërçet dhe mëritë që e shqetësojnë atë. Hendeqet në vend që të thellohen është mirë të zvogëlohën. Reagimi i nxituar është një gabim i madh që bëhet në luftën kundër terrorizmit, sepse ndikon në shtimin e problemeve ekzistuese. Çdo lëvizje emocionale dhe e nxituar që izolon apo kërcënon bashkësinë e myslimanëve në vendet e Evropës dhe Amerikës dhe që përbëhet nga miliona njerëz aktivë e të përgjegjshëm dhe që i privon edhe më shumë ata nga të drejtat e tyre qytetare apo i eliminon nga skena shoqërore, jo vetëm që nuk do ta zgjidhë problemin, por do të zgjerojë dhe thellojë edhe më shumë hendekun e ndarjes dhe të urrejtjes. Reagimet dhe masat sipërfaqësore, veçanërisht kur marrin karakter ligjor, përveçse e shtojnë polarizimin e shoqërive, hapin rrugën për kriza të tjera në të ardhmen. Sipas informatave më të fundit, në disa vende evropiane janë marrë disa masa që i detyrojnë qytetarët të spiunojnë kundër myslimanëve. Këto sjellje janë mizore dhe të gjithë e dimë se dashur padashur, mizoria është e kthyeshme. Myslimanët nuk e meritojnë këtë mosmirënjohje. Bota perëndimore i njeh më së miri muslimanët prej shekujsh. Edhe kur perëndimorët ishin miq në tokën islame dhe i qepën sytë pasurive të të zotërve të shtëpisë, por edhe kur ishin pritës dhe shfrytëzuan punën dhe mendjen e myslimanëve, nuk panë gjë tjetër veçse dashuri dhe bujari prej tyre. Si rrjedhim, kërkoj nga ju të rinjtë që, bazuar në një njohje të drejtë dhe realiste si edhe duke nxjerrë mësime nga përvojat e hidhura, të hidhni themelet e një bashkëjetese të drejtë, paqësore, të ndershme dhe dinjitoze me botën islame. Kësisoj, në një të ardhme jo të largët do të shihni se ndërtesa e vendosur mbi këto themele të fuqishme do të shtrijë hijen e sigurisë dhe besimit tek arkitektët e saj, do t’u dhurojë atyre ngrohtësinë e sigurisë dhe qetësisë dhe do të reflektojë shpresën e së ardhmes së ndritur për të gjithë botën. Sejed Ali Khameni, 29 Nëntor 2015. دانلود فایل : a.pdf ( 24KB )


سه شنبه ، ۱۷آذر۱۳۹۴


[مشاهده متن کامل خبر]





این صفحه را در گوگل محبوب کنید

[ارسال شده از: وزارت امورخارجه]
[مشاهده در: www.mfa.gov.ir]
[تعداد بازديد از اين مطلب: 33]

bt

اضافه شدن مطلب/حذف مطلب







-


گوناگون

پربازدیدترینها
طراحی وب>


صفحه اول | تمام مطالب | RSS | ارتباط با ما
1390© تمامی حقوق این سایت متعلق به سایت واضح می باشد.
این سایت در ستاد ساماندهی وزارت فرهنگ و ارشاد اسلامی ثبت شده است و پیرو قوانین جمهوری اسلامی ایران می باشد. لطفا در صورت برخورد با مطالب و صفحات خلاف قوانین در سایت آن را به ما اطلاع دهید
پایگاه خبری واضح کاری از شرکت طراحی سایت اینتن